Sonila Qato, ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes e mori këtë detyrë në shtator të vitit të shkuar duke patur qëllim lehtësimin e klimës së të bërit biznes në Shqipëri.
Gjatë muajve të fundit në Shqipëri janë ndërmarrë një sërë ndryshimesh të forta, të cilat prekin në mënyrë të drejtpërdrejt sipërmarrjen private duke ia bërë çdo ditë edhe më të vështirë aktivitetin e tyre.
Tarifa për segmentin Milot-Morinë ishte skandali më i madh që shpërtheu dhe kapi qeverinë të papërgatitur ndaj reagimit të biznesit dhe qytetarëve, por ministrja Qato që ka detyrë të “qajë hallet” e sipërmarrësve mësoi se çfarë po ndodhte pasi pa flakët në Kalimash.
Vetëm pak ditë më parë ajo ka publikuar fotot e një takimi për të negociuar mbi tarifën në fjalë mes qeverisë dhe përfaqësuesve të bizneseve që preken nga kjo tarifë.
Po ashtu, ministrja e Financave me në krye Arben Ahmetajn vendosi që të fusë në skemën e TVSH-së biznesin e vogël dhe Qato sërish nuk ishte gjëkundi.
Tatimet kanë filluar një fushatë gjobash ndaj invidëve për mos deklarimin e të ardhurave (ata që janë mbi 2 milion lekë në vit) si edhe bizneseve, por ministrja përgjegjëse, për të cilën Rama tha se do të ishte avokate e biznesit, nuk është këtu.
Bashkitë e Shqipërisë, duke filluar nga ajo e Tiranës e deri tek ato më të voglat janë duke rritur nga dita në ditë tarifat dhe taksat për bizeneset që kanë aktivitet në territorin e tyre, por ministria në fjalë mjaftohet me nxjerrjen e disa fotove nga aktivitete dhe konferenca të organizuara në zyra me ndriçim dhe ajër të kondicionuar.
Duket se ministrja Qato ka prioritete të tjera duke u bërë nga avokate të biznesit në notere të Arben Ahmetajt, kështu që kush e ka parë, të njoftojë në inbox-in e Facebook-ut të Ramës.