Gjinekologët japin shpjegimin: Si ka mundur Kate të ngrihet në këmbë menjëherë pas 3 lindjeve, ja teknika e pazakontë

645
0

Dukesha e Kembrixhit solli në jetë trashëgimtarin e tretë të fronit mbretëror dhe në rrjetet sociale, nuk po flitet për asgjë tjetër veçse për Kate Middleton dhe të porsalindurin. Rreth orës së 11:00 Dukesha lindi në mënyrë natyrale foshnjen që peshonte rreth 3 kilogramë e 900 gramë dhe shtatë orë më pas ajo u shfaq në dyert e spitalit Lindo Ëing duke buzëqeshur, jo vetëm sikur të mos kishte lindur, por sikur të ishte kthyer nga pushimet.Pas pesë orësh në sallën e lindjes ajo solli në jetë princin e vogël rreth orës 11 dhe po brenda ditës u kthye me të voglin në pallatin mbretëror.
Të gjitha gratë kanë një pyetje ? Si ia ka dalë dhe si ia doli që pas tre lindjeve Dukesha të qëndrojë majë takave dhe të përshëndesë turma njerëzish që i qëndrojnë përballë, kur një grua e thjeshtë nuk çohet dot as nga krevati pa ndihmë.
Përgjigjia është e thjeshtë, ndonëse nuk ka asnjë konfirmim zyrtar ! Kate Middleton u fut në një gjendje hipnoze gjatë tre lindjeve. Çfarë është lindja me hipnozë?
Një teknikë e adoptuar nga nënat e famshëm, përfshirë Angelina Jolie, Gisele Bundchen dhe Giovanna Fletcher, Hypnobirthing përshkruhet si “një formë e njohur, logjike dhe efektive parapërgatitore” që mund të ndihmojë në lehtësimin e stresit dhe antkhit.
Hypnobirthing është bazuar në hulumtimin e Dr Grantley Dick-Reid, një obstetër anglez, i cili ka publikuar librin e tij “Lindja pa frikë” në vitin 1933. Ai ngre hipotezën se kur një grua është e frikësuar gjatë lindjes, gjaku dhe oksigjeni “largohen” nga mitra dhe prandaj frika dhe tensioni shkaktojnë dhimbje. Kur një grua mbetet e qetë, muskujt e mitrës pushojnë dhe trupi prodhon oksitocinë dhe endorfine, të cilat janë hormonet natyrale të gjendjes së qetë. Ekspertët thonë se kjo mund të ndihmojë në reduktimin e dhimbjeve. Kjo teknikë sigurisht nuk përjashton pëdorimin e qetësuesve të tjerë medicinalë. LIVING/ BURIMI THE INDEPENDENT