Me thikë në dorë iu sul grabitësve, kush është nëna sypatrembur që e plagosën rëndë?

459
0

Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i grabitjes së djeshme në zonën e Kamzës në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, kur dy grabitës të maskuar me armë zjarri në duar hynë në minimarketin e një çifti dhe duke i drejtuar armët i kërkuan t’i jepnin paratë e kasës.

Viktimë e kësaj ngjarje mbeti Agim Buci pasi refuzoi t’u jepte njërit prej grabitësve paratë dhe tentoi t’i bllokonte armën që mbante në dorë.

Ai u qëllua me një plumb në gjoks duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Gjithashtu nga kjo ngjarje mbeti e plagosur rëndë edhe bashkëshortja e viktimës, Merita Buci, e cila rrëmbeu një thikë që iu gjend aty pranë dhe iu sul grabitësve.

Ajo u qëllua me një plumb në këmbë dhe u transportua për në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

E gjithë ngjarja ndodhi në sytë e djalit të tyre 6-vjeçar, i cili në momentin e grabitjes gjendej brenda në market dhe mundi të shpëtonte pasi u fsheh poshtë banakut.

Familja Buçi jetonte prej kohësh në Kamëz, ku gruaja merrej me dyqanin, ndërsa Agimi punonte në Durrës.

Agimi dhe Merita ishin prindër të katër fëmijëve, 3 vajza dhe një djali të vogël.

Vajza e madhe e çiftit ishte martuar pak kohë më parë, ndërsa vajzën e dytë e kishin fejuar.