E pyesin se sa lekë e pagoi Bes Kallakun për t’u bërë aktor humori, “Kimikati” befason me përgjigjen e tij [FOTO]

666
0

E ka emrin Olsi Bylyku, por me siguri të gjithë e njihni më mirë me emrin e rolit “Kimikati”.

Ai është shumë i pëlqyer nga publiku i “Portokallisë” dhe jo vetëm, pasi përfaqëson stereotipet më të çuditshme dhe njëherësh të zakonshme të të rinjve shqiptarë të ditëve të sotme. Pasi u shpreh se nuk do të largohej nga Portokallia edhe nëse do të kishte një ofertë me pagesë më të mirë, Kimikati u pyet se si filloi të punonte në Portokalli teksa ishte i ftuar në emisionin “Ditë e Re”.

Ai tregoi se filloi punë falë Bes Kallakut. Mes batutave dhe humorit, i ftuar në emisionin ‘Ditë e Re’, Olsi tregoi se Besi nuk i ka marrë asnjë lekë sepse ka bërë boll. “Besi ma tha vetë me thënë të drejtën, unë kam bërë lekë, kam bërë boll, jepi tani, lëshohu. Edhe me vërtetë që ka bërë, unë jam akoma..”

Ai tregoi fillimisht se është njohur me Bes Kallakun në një forum rinor. Më pas shkoi atje për të ‘gjuajtur’ gocat e LRI-së por përfundoi në audicionet e “Portokallisë”.