Ish-zyrtari shqiptar kapet në Itali duke punuar si kamarier, ja për çfarë ishte dënuar në Shqipëri

486
0

Mediat italianë shkruajnë se një 39-vjeçar shqiptar i cili punonte si kamarier është arrestuar nga policia, pasi rezulton i kërkuar në vendin tonë.

Sipas mediave italianë ai në Itali nuk kishte krijuar asnjë problem por dhe dukej se nuk kishte hesape as me drejtësinë në Shqipëri.

Por 39-vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, dhe ka punuar dikur këshilltar bashkiak, kohë në të cilën akuzohet se ka bërë disa shkelje dhe falsifikime.

Bëhet fjalë për vitin 2013, kur ai u dënua me dy vite burg, por më përpara ai ishte larguar nga Shqipëria dhe nisi një jetë në Itali, ku filloi pune si kuzhinier në Monza.

Pasi është njoftuar policia se ai ishte në kërkim, e ka arrestuar dhe tashmë është në pritje të ekstradimit.