‘Kimikati’ feston 20-vjetorin, ja surpriza që e përloti

573
0

Olsi Bylyku, i bërë i njohur me rolin e ‘Kimikatit’ në spektaklin e humorit ‘Portokalli’, feston ditëlindjen e 20-të. Ai ka vendosur që urimin më të bukur, ta ndajë me të gjithë ndjekësit e tij.

Bëhet fjalë për prindërit e tij, të cilët me anë të një mesazhi, i kanë uruar djalit të tyre ditëlindjen.

“Ti erdhe si madhështia dhe familja jonë u bë më e madhe. U bëre vëlla për motrën dhe me një fjalë je aty, për ta lehtësuar.

Edhe 100 biri im. Ndriçofsh botën me energjinë që ke, u madhështofsh si na madhështon”, kanë qenë disa nga fjalët që e kanë prekur aktorin e njohur.