Dubai hap dyert për shqiptarët, ja sa janë rrogat dhe punet qe kerkohen! (Video)

1764
0

Kryeqendrat e lindjes së mesme, Dubai dhe Abu Dabi janë kthyer në një atraksion për të rinjtë shqiptar. Nëpërmjet agjencive të punësimit ata krijojnë lidhje me kompani të ndryshme për tu punësuar, kryesisht në hoteleri turizëm, por edhe në linja ajrore si stjuardesa, apo në kompani të përpunimit të naftës.
Sipas drejtuesve të kompanive kërkesa e të rinjve për tu punësuar është e madhe ndërkohë që kusht kryesor është njohja e mirë e gjuhës angleze.
Arsyet përse të rinjtë largohen nga Shqipëria drejt Lindjes së Mesme janë mungesa e vendeve të punës, por edhe pagat e ulëta. Adriatik Sokoli, drejtues i kompanisë “Selos Agency Albania” tregon disa nga profesionet më të kërkuara nga të rinjtë dhe pagat referuese të tyre.
Armanda, tregon dhe eksperiencën e saj në Lindjen e Mesme pasi ka punuar në Irak për disa vite.
Orela Kurti, aktualisht punon në Dubai si supervizore në një klinikë diagnostikuese, në një lidhje me “Skype” për Klan Plus, tregon arsyet përse është larguar nga Shqipëria.
*Shihni videon më poshtë