Tre persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor që ndodhi mëngjesin e sotëm në Cà Lino di Chioggia, në provincën e Venecia, ku një minivan me nëntë persona në bord ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.
Pas nxjerrjes së automjetit me vinç nga Brigada e Zjarrfikësve, brenda tij u gjetën trupat e pajetë të tre burrave. Sipas autoriteteve, gjashtë personat e tjerë arritën të dilnin vetë nga mjeti dhe shpëtuan. Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit nga Chioggia dhe Cavarzere, njësia rajonale e zhytjes në Venecia, si dhe një vinç nga Mestre.
Shkaqet e aksidentit janë ende nën hetim, ndërsa autoritetet italiane po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes tragjike.