Lajm i zi në mëngjes/ E FUNDIT: Ndërron jetë mjeku i njohur Shqiptar…
Me hidhërim të thellë është mësuar ndarja nga jeta e doktor Ali Laçit, një figure e njohur dhe shumë e dashur për komunitetin e Lurës dhe më gjerë.
Lajmi është bërë i ditur nga miq, kolegë dhe të afërm të tij, të cilët e përshkruajnë doktor Laçin si një njeri të rrallë dhe një mjek të përkushtuar, që nuk i la kurrë pas pacientët e tij, edhe në kushtet më të vështira.
I lindur dhe i rritur në Lurë, doktor Ali Laçi shërbeu për vite me radhë si mjek i zonës, duke u bërë jo vetëm një profesionist i respektuar, por edhe një mbështetje e vazhdueshme për banorët e saj. Përkushtimi, humanizmi dhe afërsia e tij me njerëzit e bënë atë një figurë të dashur, por dhe të respektuar, te të gjithë banorët.
Ndarja e tij nga jeta në moshën 54-vjeçare ka lënë në dhimbje jo vetëm familjarët, por të gjithë ata miq, kolegë të cilët patën fatin të kenë për shok një njeri si doktor Ali, dhe të punojnë me një profesionist si ai.