Skip to content

E trishtë në Tiranë/ Gjendet i pajetë një burrë!

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Barkanesh të kryeqytetit. Ku është gjetur i vdekur shtetasi M.D 86 vjeç.

    Në trupin e të ndjerit nuk janë konstatuar shenja dhune teksa ai është gjetur në një kanal uji.

    Sipas bluve dyshohet se si pasojë e terrenit të keq, i moshuari është rrëzuar dhe ka rënë në kanal, për rrjedhojë ka humbur jetën.

    Materialet u referuan në Prokurori, si rast aksidental.

    Njoftimi i policisë:

    Në fshatin Barkanesh u gjet pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi M. D., 86 vjeç, ku dyshohet se, si pasojë e terrenit të keq, është rrëzuar dhe ka rënë në një kanal uji, duke humbur jetën.

    Materialet u referuan në Prokurori, si rast aksidental.