Reality show Big Brother Vip, vjen mbrëmjen e sotme nën moderimin e Ledion Licos, ku nuk do të mungojnë dhe analizat e opinionistëve Arbër Hajdari dhe risia e këtij sezoni, Monika Kryemadhi..
Mbrëmjen e së shtunës, nën shkëlqimin e dritave, do të hyjnë një nga një banorët Vip, që priten me kureshtje nga publiku shqiptar. Pas javësh hamwndësime, është konfirmuar zyrtarisht konkurrenti i parë i Big Brother Vip Albania 5.
Ai është Angelo Haruni, moderator i emisionit Top Talk Economy, në Top Channel. 20 dhjetori është fillimi i një sezoni të ri të Big Brother Vip. Moment ky prej të cilit shtëpia më e famshme në Shqipëri, do jetë e vëzhguar 24 orë, live në dy kanalet Big Brothet Vip 1 dhe Big Brother Vip 2 në Digitalb.
Cdo gjë është gati. Një natë plot supriza, të shtunën ora 21:00, Big Brother VIP Albania 5, vetëm në ekranin e Top Channel.