Familjarët e shtetases, Diana Bullari, 44 vjeçe, banuese në Cërrik, kërkojnë ndihmën e çdo qytetari që e shikon atë, pasi prej ditës së djeshme ka humbur çdo kontakt me ta.
Policia e Durrësit ka njoftuar se ditën e djeshme ajo ka vizituar të bijën në këtë qytet, e cila banon në lagjen Nr.13 Plazh, dhe më pas është larguar.
Diana Bullari është rreth 1.65 cm e gjatë me flokë të zeza(pak të thinjura) dhe ka të veshur një xhaketë ngjyrë të zezë, këmishë ngjyrë lejla me zinxhir, një palë pantallona ngjyrë blu dhe këpucë ngjyrë të verdhë.
Çdo qytetar është i lutur të telefonojë në numrin 0694110217 për çdo informacion.
Njoftimi i policise:
Durrës.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve në gjetjen e një shtetase të larguar nga banesa ditën e djeshme.
Shtetësia Diana Bullari, 44 vjeçe, banuese në Cërrik ka ardhur tek vajza e saj, e cila banon në lagjen Nr.13 Plazh dhe është larguar.
Është rreth 1.65 cm e gjatë me flokë të zeza(pak të thinjura) dhe ka të veshur një xhaketë ngjyrë të zezë, këmishë ngjyrë lejla me zinxhir, një palë pantallona ngjyrë blu dhe këpucë ngjyrë të verdhë.
Nga deklarimet e familjarëve rezulton se shtetësia e mësipërme vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Duke ju falenderuar çdo qytetar është i lutur të telefonojë në numrin 0694110217 për çdo informacion.