Manjani paralajmeron qytetarët: “Lexoni mirë këto dy nene, policia mund t’u vijë papritur…”

485
0

Ish-ministri i Drejtesise kerkon vemendje maksimale nga ana e qytetareve te lexojne me kujdes dy nenet per shoqerimin nga ana e policise se shtetit, arsyes kur behet dhe kohes kur policia mund t’u trokase ne dere.

Postimi i Manjanit 

Lexoni këto 2 nene, ju lutem!

Neni 109 është i ligjit për Policinë e Shtetit. Ky nen tregon se kur e si shoqërohet një person në polici. Neni tregon se shoqërimi nuk bëhet për qejf të policisë!!! Vetëm kur personi është në hetim; në ndjekje nga Prokuroria; ka sëmundje ngjitëse; është duke i ikur policisë….

Pra shoqërimi është masë ekstreme ndaj një reagimi ekstrem! Jo për teka, e as hakmarrje shtetërore!

Neni 206, është i Kodit të Proçedurës Penale. Ky nen nuk lejon Policinë ti hyjë askujt në banesë, as me vendim gjykate nga ora 20:00 deri në 7:00.

Ky është ligji!

Kuksianët u rrëmbyen në 3:00 të natës nga shtëpitë e tyre, pa vendim gjyqi, pa arësye të ngutshme dhe jo në flagrancë!

Kjo është Rilindja e Fatmir Xhafës dhe Edi Ramës!

Asnjë surprizë, apo jo?!

manjani-655x356

 

neni nen1