Aranit Kurti, 23 vjeç dhe Flori Paluçi 33 vjeç mbetën të vrarë me armë zjarri pas një konflikti të ndodhur në Manëz të Durrësit rreth orës 01:45 (22 tetor 2025).
Sipas gazetarit Esido Barkaj, konflikti ka nisur për motive banale.
Njëri prej viktimave me një tjetër person kanë shkuar në ambientet e një lokali ku i kanë kërkuar kamerierit të lokalit që t’i bëj kafe.
Ky i fundit u ka thënë se është ekspresi i fikur dhe nuk u ka shërbyer.
Më pas, një person që ishte në lokal ka ndërhyrë në debatin e një prej viktimave dhe kamerierit.
Dinamika e ngjarjes
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në afërsi të një karburanti.
Dyshohet se Flori Paluçi ka vrarë me armë zjarri Aranit Kurtin, ndërsa Paluçi më pas është qëlluar nga shtetasi D. P. i shpallur në kërkim.
Dy të rinjtë që mbetën viktima ishin banues në Manëz.
Policia po vijon kontrollet për kapejn e shtetasit D. P.
Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe administrimin e çdo prove, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.