Gruaja e ish-presidentit në ditët e fundit të jetës, lajmi i tronditi të gjithë

594
0

Lajme të trishta për një nga familjet më me peshë në historinë e SHBA-ve dhe mbarë botës.

Mësohet se ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Barbara Bush është në gjendje jo të mirë shëndetësorë.

Bashkëshortja 92-vjeçare e Presidentit të 41 të SHBA-ve, George H. W. Bush, Barbara ka vendosur të qëndrojë në shtëpi dhe të mos ndjekë më trajtime mjekësore në spitale.

Raportohet se Barbara Bush do jetë nën kujdesin e vazhdueshëm të familjarëve dhe mjekëve në shtëpinë e saj në Houston. Disa raporte të pakonfirmuara thonë se ish-Zonja e Parë ka zgjedhur t’i kalojë pranë familjes ditët e fundit të jetës,.

Barbara dhe George H.W. Bush janë të martuar prej 73-vitesh dhe kanë gjashtë fëmijë, ndër ta ish presidentin George W. Bush.