Skip to content

“A do kandidoje për Tiranën?”/ Braçe në “Portokalli”: Nuk plotësoj dy kushte.. (VIDEO)

    Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ishte i ftuari special në këtë episod të spektaklit ‘Portokalli’ në Top Channel.

    Teksa ishte pjesë e ‘podcastit’ me Salsano Rrapin dhe Gaz Pajën në ‘R.T.V Kashari’, Braçe u pyet nëse do të pranonte të garonte në zgjedhjet lokale të Tiranës për kryebashkiak.

    Me humor Braçe u shpreh se nuk plotëson dy kushte, atë të gjatësisë dhe se ndonjëherë thotë edhe ‘Jo’.

    Sakaq ai u pyet se si i ka marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama, ku zbuloi se nuk flet. “Marrëdhëniet, shumë të mira. Nuk flasim”, u shpreh Braçe.

     Pjesë nga podcasti:

    Mrrëdheniet me kryetarin si i ke?

    Braçe: Shumë të mira, nuk flasim.

    Është e vështirë të bësh opozitë në Shqipëri?

    Braçe: Jo, nuk është e vështirë të bësh opozitë nëse merresh me ju, me njerëzit dhe normalisht me qeverinë.

    Po të kishte kandiduar Edi Rama për kryetar të bashkisë së Tiranës do ta pranoje?

    Braçe: Uff! Do ta pranoja patjetër. Do ta pranoja pasi gjatë kësaj periudhe më shkruanin njerëzit ‘o po bëhu ti kryetar bashkie’, edhe sikur më hëngrën më sysh. Dhe si përfundim nuk u bëra pasi nuk plotësoja dy kritere. E para, që jam i shkurtër, nuk jam i gjatë. E dyta, që nuk them gjithmonë po, them edhe jo. Të dyja të djegim.

    Këto produkte bujqësore që janë pesticide, ka faj qeveria?

    Braçe: Unë them që ka faj edhe qeveria. Pse? Sepse e ka lënë pak bujkun pa lekë. Kur bujku mbetet pa lekë, nuk vjen në Tiranë, por mundohet të prodhojë pak më shpejt.