‘Më bëri atë propozim, u çmenda”, shqiptari ‘masakron’ pensionistin italian

481
0

Kështu ka thene shqiptari 23 vjec Marsel Selko, i cili u denua me 5 vjet e kater burg ne Itali pasi ka qelluar me thike nje te moshuar italian, raportojne mediat italiane.

Ngjarja ka ndodhur me 23 nëntor, në një apartament, ku shqiptari ka sulmuar me thikë një 87 vecar pensionist.

Ne seancen e pak diteve me pare ai ka treguar se se ishte njohur me pensionistin italian ne nje stacion autobusi. Aty kishin nisur te flisnin, dhe i moshuari i kishte treguar se jetonte i vetem, ndersa shqiptari jetonte ne shtepine e xhaxhait.

Ata te dy shkëmbyen edhe numrat e telefonit dhe u ndanë. Pas kesaj, italiani e ka telefonuar disa here dhe i ka kerkuar te takohen. Ditën tjetër 87-vjeçari e kishte ftuar në shtëpi për kafe.

Aty në kuzhinë ai kishte kërkuar më shumë nga i riu shqiptar dhe i kishte zgjatur edhe duart.

Në ato momente Marsel Selko ka rrembyer thiken e kuzhines dhe e ka qelluar.