Skip to content

Indentifikohet autori i atentatit ndaj gjyqtarit Astrit Kalaja

    Është identifikuar dhe arrestuar autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosjes së dy personave të tjerë, brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit të Tiranës.

    Burime për A2 CNN bëjnë me dije se autori i dyshuar i krimit të rëndë është shtetasi Gjon Shkëmbi, vëllai i ish-kandidatit për deputet, Pal Shkëmbi.

    Po ashtu mësohet se Shkëmbi ishte prej disa vitesh në gjyqe për çështje pronësie, por ende nuk dihet nëse vrasja ndodhi për shkak të këtyre gjyqeve pronësore, apo jo.

    Nga ana tjetër, të plagosur kanë mbetur shtetasit Ervis dhe Ragip Kurtaj, babë e bir, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës, duke marrë trajtim mjekësor.

    Babai i autorit, Gjon Shkambi, pak vite më parë në një reagim për mediat kishte deklaruar se është pronari i ish-shkollës së rezervave në Shkodër.

    Ai thotë se është pronari i godinave ku jetonin 31 familje dhe pronat i ka me dokumentacion të rregullt që i ka fituar përmes proceseve gjyqësore.

    Shkëmbi kërkonte nga policia dhe përmbarimi, lirimin e pronave të tij.

    Në vitin 1992, 31 familjet me vendim të bashkisë Shkodër u vendosën në godinën e ish-shkollës së rezervave të ndërtimit