Udhëtonte me nipin, policia i vë gjobë duke e akuzuar si taksist

537
0

Në Shqipëri ka çudira dhe çudira!

Mëngjesin e sotëm një zotërie me mjetin e tij personal i kanë vënë gjobë, sepse në makinë kishte nipin e tij, teksa policët rrugorë akuzojnë shoferin se po punon si taksist dhe kështu i merr pasagjerët autobusit të linjës.

Për JOQ.al ka shkruar pikërisht nipi i shoferit, i cili shprehet:

Përshëndetje JOQ! Isha me xhaxhain tim dhe na gjobitën duke i thënë xhaxhit për mua që “e ke pasagjer dhe punon si taksist”. Çfarë bëhet kështu në Shqipëri?! Na ndaluan në hyrje të Elbasanit para urës së Shkumbinit. Ja paguam 20 mijë lekshin direkt në dorë dhe e grisi vetë polici fletë-gjobën pasi arsyeja e shkruar në të ishte “i merr pasagjerët autobusit”.”

Kjo është e hatashme dhe e padëgjuar ndonjëherë, të kesh frikë të udhëtosh me të afërmit tu sepse cilësohen si taksistë, besoj se vetëm në Shqipëri mund të ndodhë.

Lemeritëse! Kujdes kur udhëtoni me prindërit, dajat, xhajat dhe hallat se ky “shtet” e ka seriozisht…për aq sa mund të cilësohet serioz.