Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e “ABC News”, ku po intervistohet nga gazetarja Mirela Milori.
Gjatë intervistës Milorit i shkau një tështimë dhe i kërkoi të falur ish-kryeministrit.
“Më falni se kam alergji, është edhe stina”, u shpreh gazetarja teksa shtoi se jemi në sezonin e alergjive dhe është gjë që na ndodh të gjithëve.
Duke qenë se Berisha është doktor me profesion, reagoi menjëherë duke i thënë Milorit se kjo është gjë normale dhe nuk ka asnjë problem.