“Ti ta ha m*tin kryeministër” Ofendoi Edi Ramen, ‘Stresi’ përfundon në komisariat

704
0

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit “Stresi”, është shoqëruar nga uniformat blu të kryeqytetit.

Mësohet se ai mbahet i shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Motivet përse “Stresi” është shoqëruar nuk dihen ende, ndërsa jo zyrtarisht burimet thonë se “këngëtari është duke u verifikuar”.

Ai është shoqëruar pas një kontrolli të ushtruar në banesën e tij.

Mësohet se mbrëmjen e sotme në orën 21:00 Stresi do të kishte koncert live në qytetin e Shkodrës.

Kjo nuk është hera e parë që Stresi do të kishte probleme me uniformat blu, pasi edhe më herët ai ka qenë i shpallur në kërkim për shkak se kishte gjuajtur me armë, dhe kishte kanosur.