Vajzës së Presidentit i bëjnë të papriturën, Kryemadhi: Akt pervers!

765
0

Vajzës së vogël të Presidentit Ilir Meta dhe kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i kanë bërë diçka të pahijshme, të paktën virtualisht.

Në emër të Era Metës, është hapur një profil i rremë në Facebook, çka ka bërë që Kryemadhi të humbë durimin dhe të bëj një deklaratë të fortë.

“Ky është një profil fals në emër të Erës, vajzës time dhe që sot po keqpërdoret në Facebook nga persona të paguar. I bej thirrje drejtorisë së krimit kibernetik në ministrinë e Brendshme dhe prokurorisë të nisë hetimet për këtë rast flagrant abuzimi për një të mitur”, shkruan Kryemadhi në Facebook.

Në të njëjtën kohë, ajo thotë se paralajmëron ata që keqpërdorin fëmijët e saj, se nuk do e kalojnë lehtë “këtë akt pervers, të frymëzuar dhe sponsorizuar nga ata që kurrë nuk kanë respektuar familjet e aq më pak fëmijët e tyre”.

Kryemadhi e mbyll reagimin e saj me lutje për ti bërë report profilit.