Me çizme e poezi, LRI festë surprizë, Kryemadhi ‘harbon’ me vallen e Kukësit për ditëlindje

678
0

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ditën e sotme feston ditëlindjen.

Por kanë qenë të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim, ata që i kanë bërë surrpizën e parë me një festë të organizuar.

Gjetja më e veçantë e festës, ishte torta e përgatitur me këtë rast, me simbolin e një çizmeje.

Monika mbërriti në festën e përgatitur, e shoqëruar nga i shoqi, Presidenti Ilir Meta.

Ajo u përfshi në atmosferën festive, ku u prit me puthje dhe përqafime.

Por sipër tortës, të rinjtë e LRI i kishin shkruar edhe disa vargje:

“Disa me çizme shtypin,

Disa me çizme motivojnë,

Disa shkelin të pamundurin,

Disa të tjerë shpresë përçojnë.

E keqja çizmen e dhunës përdor,

Por çizmja e revoltës të keqen e mund,

Është zemra e Monës që na motivon,

Me dashuri dhe besim, një urgagan pafund!

GUXO, LUFTO, FITO MONA