Merremi me traun, por Banka e Shqipërisë po bën manovrat e ndyra

568
0

Muajt e fundit monedha europiane dhe dollari amerikan janë zhvlerësuar ndjeshëm ndaj lekut, ku edhe Euro kapi vlerën më të ulët duke zbritur në 128.9 lekë ditën e sotme sipas kursit të këmbimit.

Kjo luhatje e valutës me sa duket na qenka manovër e Bankës së Shqipërisë, të paktën kështu shprehet gazetarja Edlira Gjoni.

Përmes një statusi në Facebook, Gjoni ia vë gishtin e përgjegjësisë Bankës dhe qeverisë Rama.

Edlira Gjoni, e cila ka studiuar në Malmo të Suedisë, shkruan:
Loja vrasëse me dobësimin e euros, valutës. Po na merr frymën pa zhurmë, si gazi i natës.

Merremi me traun e me mallkimin që Zoti i ka lëshuar vendit në formën e PD-së e të LSI-së, por Banka e Shqipërisë po bën manovrat e ndyra të zhvlerësimit të valutës.

Pa para, pa drogë, pa investime, pa qarkullim, tymi në Kalimash e zjarri në qendër të Tiranës.

Banka e Shqipërisë po ndihmon Ramën të na shesë litarin me të cilin gjendja do na mbysë!

Nuk ka para!

Nuk ka para!

Nuk ka para!

I kanë vjedhur e keqpërdorur të tëra. Për vite me radhë palët. Ka vajtur borxhi i jashtëm në kupë të qiellit. Nuk mbyllen dot shpenzimet. Nuk ngopen dot koncesion-babëzitësit!

Dhe Banka luan me kursin për të mbyllur vrimat e mëdha. Do vijoka të luajë edhe përtej 2018-ës.

Dobësimi i Euros nuk ka lidhje me rregullat e tregut. Euro është stabël gjithandej, veç në Shqipëri jo. Është i dirigjuar dhe po na merr në qafë. Inflacioni i rritur me 0.5% në 3 muaj. S’na le njeri ta vemë re!

Po qahemi për 10 eurot e Rrugës së Kombit, por po humbasim nga 20 mijë lekë për çdo 100 euro sa herë këmbehen tani. Lekë që shkojnë diku duke na i vjedhur kështu, zyrtarisht!

Nga t’ia mbajë njeriu i shkretë? Blije litarin, shqipe! Na e sollën vendin në këtë ditë!”