Kush është vogëlushja shqiptare që ia kaloi Encës me klikime?

“The Voice Kids” ka bërë bujë të jashtëzakonshme në rrjetet sociale muajt e fundit, kjo fale talenteve dhe zërave të mrekullueshëm që po konkurojnë gjatë këtij sezoni.

Mbrëmjen e djeshme kanë qenë konkurrentët e skuadrës së Miriamit ata të cilët kanë kënduar përgjatë natës, por preferuara e publikut duket se është Danjela.

Vogëlushja me zërin bombastik fioi mori zemrën e publikut me historinë e saj. Danjela është një vajzë e cila jeton në një nga fshatet e Kukësit dhe ka ardhur në Voice për t’u kënaqur. Kaq ka mjaftuar që të marri vëmendjen e të gjithve.

Gjatë performancës së saj dje, Ledion Liço e pyeti si ndihej që ia kishte kaluar edhe performancës së Encës në Voice me klikime, por vogëlushja thjesht buzëqeshi.

Me një kërkim në Youtube vumë re se Danjela ka arritur të ketë 1 milion e 100 mijë klikime ndërkohë që performanca e Encës përpara disa vitesh ka diku më shumë se 800 mijë.

13-vjeçarja nga Kuksi është kthyer tashmë në fenomen kjo jo vetëm për zërin unik dhe talentin në të kënduar, por edhe për jetën shumë ndryshe nga bashkëmoshatarët që bën Danjela.

Danjela jeton me gjyshen, motrat dhe vëllain e vogël në Kukës, ndërsa në fundjavë ajo shkon në fshat te prindërit për t’i ndihmuar.

E ftuar nw “Top Show”, Daniela u shpreh se i pëlqen shumë të këndojë, po ëndërron të bëhet veterinere. “Më pëlqen shumë muzika, por dua të bëhem veterinere që të shëroj kafshët”, u shpreh Daniela ndërsa tregoi dashurinë për kafshët.

Më tej teksa foli për vëllanë e saj të vogël me nevoja të veçanta Daniela u përlot.

13-vjeçarja rrëfeu mes lotësh dëshirën që ka për të ndihmuar vëllanë, duke u shprehur se:
Dëshira ime ëshë që të ndihmoj vëllain tim që është me sidromën Dawn dhe ai të përmirësohet. Në Kukës nuk ka shumë shërbime. Por falenderoj zotin që ai është te kopshti i fëmijëve”.

- Advertisement -

Deputeti më i pasur/ Agron Shehaj zbulon pasurinë e tij marramendëse

Agron Shehaj gjatë bisedës në studion e Opinion është gjendur përballës pyetjes “Sa i pasur je”, ku tha se nuk i kujtohet mirë, por...

Alban Dudushi flet për herë të parë për sëmundjen e rëndë: Mendova se po kalonte, por ishte..

Përpara çështjes së kontratës me RTSH-në, Alban Dudushi është përballur me një problem shëndetësor, të cilit fillimisht nuk i kishte kushtuar rëndësi. Në një...

“Kam dy vjet pa e parë”, Endri Prifti rrëfen pengun e madh të jetës

Këngëtari Endri Prifti i ftuar në Living Room të moderuar nga Brunilda Lahe ka folur për jetën e tij private dhe marrëdhënien e tij...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.