I dogji klinikën, gjinekologu nga Vlora rrëfen arsyen: Motra e tij ndërroi jetë..

589
0

Një djali i ri nga qyteti i Vlorës është kapur teksa tentonte të digjte me benzinë një klinikë private po në këtë qytet.

Mësohet se zjarri është tentuar t’i vihet klinikës së gjinekologut Bejkush Shehu, dhe sipër saj ndodhej edhe shtëpia e mjekut.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen 24 Maji të qytetit bregdetar.

Personi është shoqëruar në Polici, ndërsa nuk raportohen dëme materiale deri tani.

Mjeku Bejkush Shehaj ka folur për Report Tv ku ka thënë se është hera e tretë që ai kërcënohet nga 27-vjeçari Musto Kapaj, i cili ëhstë nga fshati Gjorm i Vlorës.

Mjeku ka treguar se i riu do ta vrasë pasi e motra ka ndërruar jetë gjatë lindjes së fëmijës së saj.

“Më parë i njëjti person ka tentuar të më qëllojë me thikë, ndërkohë që ka tentuar edhe herë tjetër me zjarr. Motra e tij kishte lindjen e tretë me mua, herët e tjera çdo gjë kishte qenë normale, ndërsa herën e tretë pati komplikacione pas lindjes dhe ndërroi jetë,”- ka thënë Shehaj.