Meteoalb bën njoftim të rëndësishëm. Ja cfarë parashikojnë sinoptikanët për 13 ditët e ardhshme

703
0

Meteoalb ka nxjerrë tablonë termike për muajin prill dhe thotë se nga kjo e shtunë e deri në datën 20 të këtij muaji, temperaturat mesatare ditore në vendin tonë do të jenë 3 gradë më të larta se vlerat normale të këtij muaji.

termike

NJOFTIMI

TABLOJA TERMIKE – PRILL 2018: gjatë periudhës 7 – 20 prill parashikohet që temperaturat mesatare ditore në Shqipëri të jenë mesatarisht 3°C mbi vlerat normale mujore të prillit, më e theksuar kjo anomali në zonat Lindore dhe kryesisht gjatë periudhës 7 – 15 prill 2018. Ndërsa 10-ditëshi i fundit i muajit prill sjell temperatura shumë pranë vlerave normale mujore.

Edhe Kosova, gjatë së njëjtës periudhë pritet të shënojë temperatura mesatare ditore 3 – 4°C mbi normalet mujore të prillit ndërsa java e fundit e prillit sjell vlera tipike të prillit.