Humb jetën një fëmijë 3-vjeçar, ishte duke ngrënë drekë në kopësht

582
0

Një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën ditën e djeshme në Durrës. Ai u dërgua me urgjencë nga kopshti në spital, por kjo nuk e shpëtoi. Gjendja e tij u paraqit e rëndë.

Mësohet se ai ishte duke ngrënë drekën në kopshtin privat ku e kishin dërguar familjarët. I vogli mbërriti në spital rreth orës 13:15 minuta, por kishte ndërruar jetë para se të mbërrinte në ambientet spitalore.

Paraprakisht u mesua se gjatë ngrënies fëmijës i kishte kaluar ushqimi në rrugët e frymëmarrjes, duke rezultuar fatal për jetën e tij.

Nëndrejtori i Spitalit Rajonal të Durrësit tha se fëmija 3-vjeçar mbërriti në spital pa shenja jete, ndërsa ambulanca kishte shkuar në kopësht tre minuta pas raportimit.

Fëmija është identifikuar vetëm me inicialet, D.Z, 3 vjeç. Një grup i posaçëm po vijon hetimet për të mësuar më shumë rreth ngjarjes.