Me armë e maska: Shqiptarët grabisin shtëpinë e këngëtarit të njohur

731
0

Këngëtari i hitit “Ma tha dhe papagalli”, Lefteris Pantazis ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e të shtunës, duke u gdhirë e diela, kur dy hajdutë të armatosur e me maska kanë hyrë në shtëpinë e tij në Vouliagmeni.

Autorë të dyshuar janë dy shtetas shqiptarë që siç shkruajnë mediat greke kanë hyrë në shtëpinë e Lefteris nga ballkoni që lidhej me dhomën e ndihmësve të cilët janë kërcënuar.

Këngëtari grek tha për median Skai se alarmi në shtëpi nuk kishte funksionuar, vajzat kishin qenë në gjumë ndërsa ai ndodhej në një mbrëmje live në Larisa.

Autorët kanë marrë 1000 euro, ora dhe stoli me çmime marramendëse.

“Me të dhënat e deritanishme, dyshohet se autorët janë të huaj, sipas të gjitha gjasave shqiptarë dhe i kanë zgjedhur rastësisht objektivat e tyre”, shkruan gazeta greke Protothema.