Skip to content

Ramës i bëjnë këngë për Rrugën e Kombit: O Bimbash do ta hash

    Protesta e të shtunës që lamë pas kundër tarifës 5 euro për Rrugën e Kombit, e cila përfundoi me 23 të arrestuar nga të cilët 11 vijojnë të jenë ende në qeli, ka rebeluar shumë qytetar.

    Rebelimi më i madh i drejtohet Kryeministrit Edi Rama, i cili shihet si përgjegjës për këtë tarifë.

    Orëve të fundit në rrjetet sociale po qarkullon një këngë labe për Ramën, ku krahasohet me Bimbashin.

    Më poshtë gjeni tekstin e këngës dhe videon e plotë, gjithë ironi dhe qesëndi.

    -Ç’kërkove në Kalimash

    O Bimbash, more Bimbash.

    T’u duk pak, por qe tre pashë

    O Bimbash, more Bimbash.

    Se do b*th vallja kuksiane

    O Bimbash more Bimbash.

    Dhe daullja tropojane

    O Bimbash more Bimbash.

    Nise vallen shaminë tund

    O Bimbash more Bimbash.

    Ruaj këllqet gjer në fund

    O Bimbash se do ta hash.

    Ndaj të them bëhuni shumë, vallen mbani

    Se jeni një flluskë mbi lumë, ti dhe Damiani.

    Po ti taksë me merr dhe mua, mor i vrarë

    Sa herë nisem në pazar, me gomar.

    Se ky është një komb i tërë që po të flet

    Përpiqet të nxjerrë kafshatën, ti e vret.