Një çift kinez është ribashkuar me vajzën e tyre që u zhduk 24 vjet më parë. Wang Mingqing dhe gruaja e tij Liu Dengying kishin kërkuar Qifeng që kur ajo u zhduk në moshën tre vjeçare.
Kërkimi i palodhur i babait vazhdoi gjithë jetën, pasi ai ushtroi profesionin e taksistit, me shpresën se një ditë do ta merrte atë si udhëtare.
Vajza e tij e kontaktoi më herët këtë vit pasi gjeti një postim të tijin në internet. Në ribashkimin e plot emocione ai e përqafoi dhe i tha: “Babi të do ty.”
Historia e pabesueshme ka ndodhur në Kinë, ku edhe opinioni publik po e feston ribashkimin e familjes.
Wang Mingqing dhe Liu Dengying shisnin fruta në një stacion rrugor në qytetin jugperëndimor të Chengdu dhe në një ditë të ngarkuar pune ata humbën vajzën e tyre.
Wang dhe bashkëshortja e tij kaluan vite duke kërkuar për të në qytet dhe në zonat përreth, duke nxjerrë reklama në gazeta dhe duke parashtruar ankesa në internet. Çifti, i cili ka një tjetër vajzë dhe një djalë, nuk u largua kurrë nga Chengdu, me shpresën se Qifeng do të gjente rrugën e saj për tek ta.
Në vitin 2015, Wang vendosi të zgjerojë kërkimin duke firmosur si shofer me kompaninë Didi Chuxing. Metoda e tij unike fitoi vëmendje nga mediat kineze. “Një ditë, bija ime mund të jetë personi që do ulet në makinën time!”, ai u citua të thoshte.
Gjatë viteve policia kineze identifikoi disa gra që mund të ishin Qifeng, por testet e ADN-së treguan se nuk ishin vajza e tij./gazetashqip/