Liqeni i Tiranës, dryshim drastik (Foto)

793
0

Investimet e kryera e kanë kthyer Parkun e Madh të Liqenit Artificial në destinacionin më të preferuar për qytetarët e Tiranës, jo vetëm për të kaluar kohën e lirë por edhe për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive.

Por një kërkesë e vazhdueshme e tyre ka qenë edhe krijimi i mundësisë për të aksesuar vet liqenin nëpërmjet nëpërmjet varkave dhe lojërave të tjera ujore. Ndaj Bashkia e Tiranës me mbështetjen edhe të Kryqit të Kuq Shqiptar ka nisur punën për realizimin e një tjetër investimi të rëndësishëm dhe që ka të bëj me rikualifikimin e molit të liqenit.

Nga fotot e projektit, duket moli ekzistues do t’i nënshtrohet një rikonstruksionit total, ku veç shkallëve do të bëhet dhe ndërtimi nga e para e gjithë molit. Për të qenë i aksesueshëm edhe në orët e mbrëmjes, ai do të pajiset edhe me sistem ndriçimi, ndërsa nuk do të mungojë as gjelbërimi.