Skip to content

Protesta në rrugën e Kombit, koncensionari flet për dëmet ekonomike. Ja shifra

    U inaugurua vetëm pak ditë më parë trau i kalimit në Rrugën e Kombit, ku nisi pagesa për kalimin në Rrugën e Kombit.

    Por i gjithë investimi u shkatërrua në pak orë. Protesta e lajmëruar kundër tarifës që u vendos në Rrugën e Kombit degjeneroi në dhunë dhe përplasje me policinë.

    Protestuesit i vunë flakën dhe thyen xhamat në pikën e kalimit ku kryehej pagesa.

    I kontaktuar nga Ora News, koncesionari është shprehur se ende nuk kanë një faturë fikse për dëmin por ai është i konsiderueshëm.

    Paraprakisht dëmi rezulton se arrin në disa miliona euro.

    Pagesa për rrugën e Kombit nisi të aplikohet të mërkurën, ndërsa tarifat variojnë nga 2.5 euro për motorë, në 5 euro për makina e vogla e deri në 22.5 euro për kamionët e mëdhenj.