Detaje të reja janë bërë publike nga ngjarja e rënë e ndodhur në spitalin e shkodrës ku një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën dhe e motra është në gjendje të rëndë.
Fëmija I cili fillimisht është raportuar si 4 vjeçar është paraqitur në spitalin rajonal të Shkodrës ditën e shtunë rreth orës 10:00 të paradites në gjëndje të rënduar shëndetsore me insuficensë kardiake( puls te ulët, shenja jetësore shumë të ulëta) ndërsa 10 minuta pasi ka mbërritur ne spital ka ndërruar jetë.
Sipas Spitalit Rajonal të Shkodrës, mjekët kanë ndjekur të gjitha protokollet mjekësore, duke i kërkuar familjarëve që fëmija të qëndronte në observacion për mbikëqyrje të mëtejshme.
Megjithatë, sipas tyre prindërit kanë firmosur dhe kanë zgjedhur ta marrin në shtëpi.
Një ditë më pas, gjendja e 3-vjeçarit është përkeqësuar ndjeshëm, dhe familjarët e kanë sjellë sërish në spital në gjendje shumë të rëndë. Ai është dërguar menjëherë në reanimacion, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.
Me vonë ka mbërritur dhe motra e tij në spitalin e Shkodrës me të njejtat simptoma dhe i është dhënë ndihma e parë dhe është dërguar menjëhere në QSUT ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Nuk dihet gjëndja shëndetsore e nënës së dy fëmijëve që është 37 javëshe shtatzënë por nuk është paraqitur në spitalin e Shkodrës.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur të shutnën ndërkohë që ditën e sotme është bërë publike.