“Shkurti mbyllet me shi dhe..”, sinoptikani zbulon cfarë na pret ditët në vijim: Në pjesën e dytë të javës..

Java e fundit e muajit Shkurt ka nisur me vranësira të shumta në të gjithë territorin e vendit të cilat në mesditë sipas meteorologëve pritet të gjenerojnë reshje shiu. Ndërsa në zonat malore rikthehen reshjet e borës.

“Do të ketë një shtim të vranësirave, rritje të lagështirës në ajër, çfarë do të bëjë që të kemi prezente dhe reshjet e shiut. Më të dukshme priten të jenë në pjesën e dytë të javës. Reshjet do të jenë me intensitete të ulëta dhe lokalisht të ulëta duke bërë që herë pas here në ultësirën perëndimore të kemi prezente edhe rrebeshet e shiut. Ndërsa në zonat malore do të kemi një rishfaqje të reshjeve të dëborës.

Në pjesën e dytë të javës do të jenë në sasira më të pakta pasi më të shumta do të kemi prezente reshjet e shiut, ku vetëm në zonat e thella malore do të kenë prezente reshjet e dëborës”, tha Hakil Osmani.

Ndryshe nga java që shkuar që ishte java më e ftohtë e Shkurtit, dhe temperaturat ishin disa gradë nën zero, meteorologët parashikojnë rritje të tyre me disa gradë.

“Duke filluar nga dita e martë dhe në vijim do të kemi një rritje graduale të temperaturave të ajrit duke bërë që minimumet, të paktën deri ditën e premte të regjistrohen në 0 apo në 1 gradë Celcius në qytetet e zonave malore, ndërsa maksimumet gjatë kësaj jave do të mbeten në vlerën 16 apo 17 gradë Celcius”, tha Osmani.

Gjatë gjithë javës pritet të jenë prezente vranësirat dhe reshjet e shiut edhe pse me intervale afatshkurta.

- Advertisement -

“Në prill do nisni plazhin” Habit sinoptikanja Tanja Porja: Duroni deri ditën e..

Sipas parashikimeve të sinoptikanes Tanja Porja, nga e enjtja deri ditën e shtunë kemi prezence të reshjeve te shiut. Edhe pse nje rritje e...

Ngjarje e tmerrshme/ Gjendet foshnja pa jetë brenda një çante policia në kërkim të së ëmës

Një foshnje është gjetur i vdekur në një qese pazari jashtë Kishës All Saints, Londër. Foshnja e vdekur është gjetur një ditë më parë...

Po punonte në fabrikë, humb jetën në punë i riu shqiptar. Sapo kishte mbushur 22-vjeç..

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Molino di Campagna të Italisë. Një shqiptar, rreth 22-vjeç, i identifikuar si Daniel Tafa ka humbur jetën nga...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.