Sipas sinoptikanes Tanja Porja, Moti pritet i paqëndrueshëm deri në mesjavë.
Ndërkohë në fundjavë që përkon me fillimin e muajit Mars, vjen dhe ndryshimi i kushteve atmosferike ku termometri i rikthehet vlerave tipike të dimrit me temperatura minimale deri ne -2 grade përcjell shqiptari.net.
Sipas meteorologes, temperaturat do të rriten me rreth dy gradë gjatë këtyre ditëve, rritje e cila sipas saj ka nisur që mëngjesin e ditës së sotme.
“Gjithë java do të jetë me mot të paqëndrueshëm. Vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta. Sot dhe të martën, deri mesditën e së mërkurës. Pjesa e dytë e së mërkurës dhe dita e enjte do të ketë rebeshe afatshkurtra në territor. E premtja dhe e shtuna do të kenë sërish reshje, por në sasi të pakta.
Pra një javë me mot të paqëndrueshëm, deri të premten moti i ngrohte me reshje te herëpashershme, ndërsa të shtunën ulje të temperaturave me mot tipik dimri..
Ndiqni videon për më tepër