“Shita 200 dele për ty” Babai i kërkon djalit të largohet nga shtëpia: U gënjeve në Facebook!

Në konfliktin mes Samiut dhe Mariusit në “Shihemi në Gjyq” ku babai i kërkon djalit të largohet nga shtëpia, shtohet edhe diçka tjetër: kontributi familjar. Samiu deklaron në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan se për të ndihmuar të birin të emigronte në Itali e Greqi se ka shitur 200 krerë bagëti”.

“Atë mall që patëm, ato krerë që patëm, 200 krerë dele, ik në Itali, urdhëro lekë, ik në Greqi, urdhëro lekë!”, u shpreh ai më herët. Ai i përmend  gjithashtu edhe martesën me ish-gruan e parë të birit duke thënë se e njohu në Facebook.

Mariusi pretendon se i ka sjellë të ardhura babait të tij, por ky i fundit  thotë se s’ka parë asnjë qindarkë. I vetmi kontribut nga Mariusi vjen nga puna në Shqipëri. 35-vjeçari i kthehet të atit duke thënë se po ia hedh poshtë të gjitha, por ai kërkon tokën dhe më pas do të largohet.

Marius: Doje bagëti, të bleva bagëti që ti të mos rrije kot! Të bleva bagëtitë, fol që aty ku je mos lëviz fare!

Sami: Ato bagëti i ka dhënë kjo djersa ore, kam marrë kredi! Asaj kredie i dola për zot, e lava dhe më ngeli ai mall! Punova, punova, ushqeva fëmijët, martova gocën, u martua tjetri, erdhi ky që u gënjye me  Facebook, më gjeti një që s’e meriton, tani unë çfarë faji kam? Çfarë të bëj unë more? Ku të shkoj unë, si t’i them gruas me diabetin 500?

Marius: Ata fëmijët kush t’i ka martuar ty?

Eni Çobani: Pse, ti i martove 35 vjeç? Po ti je i vogli!

Marius: Kam filluar punën që kalama fare! Ky që po m’i hedh poshtë të gjitha, edhe në Itali ke punuar,  s’ke prurë lekë, edhe në Shqipëri, ke punuar, nuk më ke prurë lekë!

Sami: T’i jap prapë ato lekë, ama në Itali jo njëherë lekë! Ama në Greqi, jo lekë!

Marius: Unë dua tokën, s’më intereson fare!

- Advertisement -

Do ti marri shtëpinë, vajza rreh babain 88 vjeçar, nipin e filmon!

Nazmi Hasa një i moshuar 88-vjeç nga Korça, në vitin 2023 iu drejtua emisionit “Stop”pasi avokatja Eda Merkuri, i mori 700 mijë lekë borxh,...

E lënduar në shpirt, Hana përballet me babain: Jam në mes të rrugës, më fejove për tri ditë! 

Hane është nënë e katër fëmijëve, por sot është e vetme në mes të rrugës. Ajo ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” babain e saj sepse siç...

“Edukatorja që ecën dy orë në këmbë”, 18 vite dedikim për fëmijët e Novoselës: Eci dhe çlodhem. Kur është kohë e keqe..

Ka njerëz që e matin distancën me kilometra, por Mesnete Seitaj e mat me përkushtim. Prej më shumë se 18 vitesh ajo ecën dy orë...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.