Cfarë pritet me Motin 5 ditët në vijim, Porja tregon kur kthehen reshjet e shiut..

713
0

Dita e fundit e janarit ka nisur e kthjellët dhe me reshje të izoluara, por meteorologia Tanja Porja, parashikon një fillim shkurti të ftohtë dhe me diell. Porja u shpreh se reshjet e pakta do të jenë sot, kryesisht në veriperëndim dhe perëndim të vendit, ndërsa temperaturat do të shënojnë rritje në mesditë.

“Shira të pakët në pjesën e parë të ditës në veriperëndim dhe perëndim. Pjesa tjetër kthjellime dhe  pa reshje. Në mesditë do të ketë më shumë diell, reshjet do të jenë të izoluara. Era do të jetë me shpejtësi mesatare me drejtim veriperëndimor. Temperaturat do të arrijnë deri në 15 gradë celsius në disa qytete të pjesës perëndimore, 0 gradë në verilindje. Kthjellime të shumta, në mbrëmje, pika shiu në veriperëndim në Shkodër e Lezhë. Termometri shënon rritje me 1 deri 2 gradë”.

Por në ditët në vijim, sipas meteorologes, pritet rënie drastike e temperaturave deri në minus 8 gradë dhe ngrica të theksuara.

“Presim rënie drastike të temperaturave. Diell për disa ditë me radhë, ngrica të theksuar në javën e dytë e shkurtit. Termometri zbret disa gradë nën zero në zonat malore. Termometri pritet të zbresë në minus 8 gradë me gjithë kthjellimet ditë pas dite. Deri më 14 shkurt, kryefjala e motit do të jetë diell dhe temperatura të ulëta”.

Sa i përket rajonit meteorologi a, thotë se do të ketë reshje të izoluara në veri, ndërsa  mot i favorshëm do të jetë në Kosovë dhe pjesën më të madhe të Ballkanit.