Zgjedhjet e mundshme në Lezhë/ Nis “lufta” Online, Frrokaj-Ndreu, ja kush kryeson

527
0

Pas arrestimit të kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj për abuzime me pronat në bregdet, menjëherë u kthye vëmendja te mundësia e zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme lokale në këtë bashki.

Edhe pse vetë Pjerin Ndreu nuk e konfirmoi kandidimin e tij as tani e as në 2019, përsëri qytetarët lezhjanë me anë të Faqes Lezha Online kanë projektuar një përballje mes Fran Frrokut që aktualisht është në arrest shtëpie dhe deputetit socialist Pjerin Ndreu.

Siç dukët diferenca është e ngushtë dhe angazhimi i të dyja palëve maksimal.

Me siguri mund të themi se Lezha e ka nisur matjen e forcave përpara të tjerëve.