38 persona janë konfirmuar të vdekur dhe mbi 100 mbeten të zhdukur në Kongro pasi një traget i mbingarkuar — plot me njerëz që ktheheshin në shtëpi për Krishtlindje — u përmbys në lumin Burisa, sipas zyrtarëve lokalë dhe dëshmitarëve okularë.
Njëzet persona konfirmohet se janë shpëtuar deri më tani.
Trageti po udhëtonte në verilindje të Kongos si pjesë e një kolone me anije të tjera dhe pasagjerët ishin kryesisht tregtarë që ktheheshin në shtëpi për Krishtlindje, tha Joseph Joseph Kangolingoli, kryebashkiaku i Ingende.
Përmbysja ndodhi më pak se katër ditë pasi një tjetër varkë në verilindje të vendit u përmbys, duke vrarë 25 persona.
Sipas Ndolo Kaddy, një banor i Ingende, trageti përmbante “më shumë se 400 njerëz sepse bëri dy porte, Ingende dhe Loolo, në rrugën për në Boende, kështu që ka arsye për të besuar se kishte më shumë vdekje”.
Zyrtarët kongolez shpesh kanë paralajmëruar kundër mbingarkesës dhe janë zotuar të ndëshkojnë ata që shkelin masat e sigurisë. Megjithatë, në zonat e largëta nga vijnë shumica e pasagjerëve, shumë nuk mund të përballojnë transportin publik për ato pak rrugë të disponueshme.
Të paktën 78 persona vdiqën në tetor kur një varkë e mbingarkuar u mbyt në lindje të vendit, ndërsa 80 humbën jetën në një aksident të ngjashëm pranë Kinshasës në qershor.