Ngjarja makabre: Grabitësi i vret në sy prindërit dhe e hedh të miturën bashkë me ta në liqen

570
0

Një 4-vjeçare, e cila pa ma sy vrasjen e 2 prindërve të saj, u mbyll në makinë nga vrasësi i tyre dhe më pas u hodh në liqen.

Prindërit e saj, Konstantin dhe Inna Larkov kishin shkuar për të blerë një makinë që ishte në shitje online, por u grabitën dhe pastaj u vranë kur u takuan me “pronarin” e saj.

Konstantin 35-vjeç dhe Inna 32, udhëtuan 2 orë nëpër Krime, bashkë me vajzën e tyre Arina për në fshatin e vogël të Geroevskoe për të blerë makinën. Ata u takuan me 28-vjeçarin Warder Raven Samar, i cili nxori armën dhe u kërkoi atyre paratë.

Konstantin dhe Inna Larkov

Kur Larkov u përpoq që të bënte rezistencë, ai e qëlloi atë 5 herë në kraharor dhe më pas iu kthye bashkëshortes së tij, duke e qëlluar në kraharor dhe kokë.

Samar dhe miku i tij morën paratë nga çifti dhe telefonin celular të Konstantin. Ata i futën trupat e pajetë në makinë dhe e detyruan të miturën që të futej gjithashtu brenda, e më pas e hodhën makinën në liqen.

Samar, i cili punonte si roje në burgun e Sevastopol, pas vrasjes u kthye në punë bashkë me armën e krimit.

Sipas asaj që shkruan britanikja Metro, ishin fqinjët e familjes Larkov, të cilët të shqetësuar kishin njoftuar policinë, pasi nuk ishin kthyer në banesën e tyre në Feodosia.

Nuk kaloi shumë kohë dhe detektivët arritën në gjurmët e vrasësit, i cili pranoi krimin dhe tregoi dinamikën e ngjarjes.

Policia tha se në trupin e të miturës nuk kishin gjetur plagë dhe se vdekja e saj kishte ardhur si pasojë e mbytjes.

Ky krim makabër ka tronditur kaq shumë Krimenë sa ka nisur një fushatë për rikthimin e dënimit kapital, pasi autori u dënua me burgim të përjetshëm./tvklan.al