Tërmeti në Kosovë, kamerat kapin momentin e lëkundjeve.. (VIDEO)

523
0

Një tërmet me magnitudë 4 të shkallës Rihter është regjistruar pas mesnate në jugperëndim të Prizrenit në Kosovë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave thellësia e tërmetit që u regjistrua rreth orës 01:46, ishte 3.6 kilometra.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në veri të Shqipërisë dhe gjithashtu në Maqedoni të Veriut.

Fatmirësisht nuk raportohet për njerëz të lënduar apo dëme materiale.

Mediat në Kosovë kanë publikuar dhe pamjet nga momenti i tërmetit.

Video e mëposhtme është regjistruar nga kamerat e sigurisë në Dragash.