Një aksident i rëndë ka ndodhur në provincën e Frosinones në Itali. Një 53-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës. Ndërsa një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë.
Viktima është identifikuar si Lulzim Buci.
Sipas një rikonstruksioni fillestar, ndërsa punëtorët po punonin, struktura e betonit të çatisë u shemb.
Dy punëtorët, Buci dhe 31-vjeçari u rrëzuan nga një lartësi prej rreth 6 metrash.
Fatkeqësisht 53-vjeçari humbi jetën, ndërsa i riu, u dërgua në spital në gjendje të rëndë.
Policia italiane po kryen hetime për të zbardhur shkaqet e shembjes së strukturës së betonit.