Skip to content

Kosova zgjohet nga një tërmet i fortë..

    Një tërmet me magnitudë 4.1 shkallës Richterit goditi Kosovën mëngjesin e sotëm, para pak minutash.

    Qendra Sizmologjike Europiane e Mesdheut (EMSC) bëri të ditur se epiqendra e lëkundjeve ishte 16 kilometra në jugperëndim të Prizrenit.

    Po ashtu, sipas EMSC-së, tërmeti i regjistruar ishte në një thellësi prej pesë kilometrash, shkruan A2 CNN.

    Lëkundjet u ndienë edhe në disa qytete tjera të Kosovës, si dhe në Shqipëri e në Maqedoninë e Veriut, gjë që u konfirmua edhe nga qytetarët në rrjetet sociale.