35-vjeçarit i vjedhin 9 mijë euro! Si e mashtroi gruaja që njohu në “Facebook”

217
0

Një rast i rëndë mashtrimi është zbuluar në qyteti ne Vlorës, ku viktimë ka rënë një 35-vjeçar.

Mësohet se i riu është mashtruar nga një 41-vjeçare me banim në Pogradec, e cila ka arritur t’i marrë plot 9 mijë euro. Sipas tij, ata kanë komunikuar në rrjetin social “Facebook” dhe gruaja e ka mashtruar, duke arritur t’i marrë shumë e madhe të parave.

41-vjeçarja është proceduar penalisht nga Policia e Vlorës për veprën penale të mashtrimit, teksa hetimet për ngjarjen vijojnë.