Gjatë 24 orëve te fundit në vendin tonë kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv 2 qytetarë nga Tirana, 67 dhe 69 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë thekson se rastet në spitalin Infektiv po shtohen çdo ditë e më tepër. 89 pacientë janë të shtruar në spital, 11 në gjendje të rëndë në terapi intensive, një i intubuar në gjendje të rëndë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 74 raste të reja në të gjithë vendin. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 22 raste në Tiranë, 12 në Krujë, nga 8 në Pukë dhe Berat, 4 në Vlorë, nga 2 në Shkodër, Durrës, Kurbin, Kavajë, Kamëz, Përmet, Malesi e Madhe dhe nga një rast në Lushnje, Mallakastër, Gjirokastër, Pogradec, Dibër, Kolonjë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje cdo qytetari: Tregoni kujdes cdo dite me respektimin e rregullave. Shmangni grumbullimet.
Ruani distancën me njeri-tjetrin. Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë si dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.