7 vite bashkëjetesë, si ia shprehte Rudina Magjistari dashurinë Edi Ramës

3607
0

Proverbat që thonë se njeriu mund të dashurojë vetëm një herë në jetë, janë hedhur poshtë në shumë raste.

Dhe ai që e vërteton më së miri këtë fakt është kryeministri Edi Rama, i cili njihet për disa dashuri publike, martesa, dhe ndarje.

Një ndër të dashurat e kryeministrit Rama ka qënë edhe moderatorja e njohur shqiptare, Rudina Magjistari. Lidhja e tyre nisi në verën e vitit 1999 dhe Rudina ishte 11 vite më e vogël se ai.

Në një intervistë të 4 viteve më vonë, Rudina Magjistari rrëfen njohjen dhe ndjenjat e saj për Ramën.

“Jam e dashuruar me çdo gjë të tijën, edhe me defektet”, do të thoshte ajo.

Historia me Rudina Magjistarin, një ikonë e ekraneve në atë kohë, u bë shpejt një histori publike nga më të komentuarat në Shqipëri.

Rudina Magjistari u shfaq në videoklipin “Tirona” të Edi Ramës, realizuar nga Liri Begeja, në vitin 2003.

Në fushatën e vitit 2003, ata u puthën në skenë.

“Dashuria mund të lindë, mund të transformohet, mund të rilindë… Jeta është shumë e gjatë vetëm për një dashuri”- thoshte Rudina Magjistari në atë kohë.

Lidhja e tyre ka zgjatur plot 7 vite, lidhje e bashkëjetesë, dhe u ndanë pa vënë kurorë.