‘7-Marsi i parë pa ty Tasha’! Çfarë shkruante mësues Petriti për bashkëshorten e tij të ndjerë dhe që i dha fund jetës mbi varrin e saj?

696
0

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur sot në Balsh. Petrit Jaupaj, 63 vjeç, nga Ballshi, mësues i lëndës së Biokimisë, i ka dhënë fund tragjikisht jetës pasi ka pirë fotoksinë.

Dukej se çifti duheshin mjaft me njëri tjetrin.

Vdekja e gruas pak kohë më parë e ka tronditur thellë shpirtin e mësuesit i cili i dedikonte vazhdimisht vargje dhe thënie asaj.

Në një postim në Facebook, Petrit Jaupaj shkruan: 7 Marsi i parë pa ty Tasha. Nuk ishe në shtëpi të bëheshe gati si më parë. Tani kjo festë nuk do të jetë më si 39 vitet e shkuara kur ne festonim dhe uronim njëri-tjetrin. Po 8-Marsi Tasha. Do jetë hera e parë që vajzat tona nuk do të urojnë… Sa dhimbje na ka shkaktuar ikja jote. Por ti do jesh si flutur në zemrat tona!