Kasaforta eshte vendi qe ofron me shume siuri për çdo familje per sa i perket ruajtjes se parave apo objekteve me vlere, por ne po ju tregojmë disa vende që ndoshta as nuk ju kanë shkuar nëpërmend për të siguruar paratë.
Akuarium me peshq
Mbështillni paratë dhe futni në një kavanoz të qelqtë, mbylleni mirë dhe fshiheni në ndonjë stoli tjetër që i keni në akuarium. Nëse mund të vendosen, mundeni t’i fshihni edhe te filtri i ujit.
Llamba me bateri
Hiqjani bateritë dhe në vend të tyre vendosni paratë. Edhe aq më mirë, ngjiteni llambën, që të duket sikur është e thyer në atë pjesë, andaj me shiritin ngjitës forcojeni.
Lodra e fëmijëve
Nëse keni fëmijë dhe shumë lodra, kjo është zgjidhje e shkëlqyeshme. Nëse jo, lodra e dyshimtë do të tërheqë interesimin e hajdutëve dhe do ta kontrollojnë. Zgjidhje më e mirë janë lodrat muzikore të mëndafshta, nëse hajduti do të hulumtojë lodrën, montoni ndonjë tingull dhe hajduti në çast do të frikësohet, ndërkohë nuk do të dëgjojë shushuritjen e parave.
Shtëpiza e qenit
Rrallë ndonjë hajdut do të kujtohej të zhvendosë shtëpizën e qenit dhe të shikojë në mos ndoshta ka aty para. Vetëm përpiquni që paratë të jenë mirë të paketuara dhe të mbrojtura, por edhe të mbuluara me dhé.
Atlete të vjetra
Vështirë që ndokush do të shikojë një palë atlete të vjetra, të ndotura, posaçërisht nëse keni shumë palë në shtëpi.
Lëmsh leshi apo lëmsh me penj
Paratë e mbështjella lehtë mund t’i fusni në lëmsh leshi, ndërkohë që aty rrallëkush do të kërkojë. Vendin bëjeni sa më shumë të dyshimtë, shtoni edhe penj, gërshërë, shtiza për thurje.