55 vjecarja harroi hekurin në prizë, merr flake pallati në Tiranë, njoftimi i policise

352
0

Një pallat në zonën e “Varri i Bamit” në Tiranë është përfshirë nga flakët këtë të enjte.

Zjarri mësohet të ketë nisur në  katin e parë në banesën e një 55-vjeçareje. Nga informacionet mendohet se zjarri mund të ketë nisur për shkak të një hekuri rrobash të lënë në prizë.

Për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar, por dëmet në banesën e 55-vjeçares L.T., janë shumë të mëdha.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.12.2023, në lagjen “Varri i Bamit”, në katin e parë të një pallati, në banesën e shtetases L. T., 55 vjeçe, ka rënë zjarr.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, menjëherë kanë bërë evakuimin e banorëve të pallatit. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.